A duhet të kthehet shërbimi ushtarak? Pendarovski dhe Gjurçinovski me qëndrime të kundërta

TË FUNDIT

Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Vasko Gjurçinovski, i ftuar në “Clik Plus” të TV21 u shpreh se vendi do të përfitonte shumë me kthimin e shërbimit ushtarak, i cili do të zgjaste 3 muaj dhe ushtria do të përgatiste kuadrot e ardhshme.

“Do të trajnoheshin kuadro për angazhime të mundshme në rast zjarresh, tërmetesh, vërshimesh. Do të përgatiteshin për karakteristikat që i përmenda tash, për respektimin e hierarkisë, me koordinim të eprorëve. Do të kishin aftësi të cilat ju, gjeneratat më të vjetra i keni marrë me kryerjen e shërbimit ushtarak. Por, edhe ne si vend duhet të kujdesemi se cili është vendi i vërtetë ku bashkohen të gjitha diversitetet në shoqërinë tonë”, pohoi Vasko Gjurçinovski, shef i shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkolonel.

Lidhur me atë nëse në vendin tonë duhet të kthehet shërbimi ushtarak, Gjurçinovski me qëndrim se ka nevojë për diçka të tillë.

“Me të vërtetë duhet, siç thashë, tre ose katër muaj shërbim ushtarak, ja do të tregoj një shembull konkret për meshkujt definohet si obligim i detyrueshëm, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të fillojmë me realizim që nga viti i ardhshëm, mundet 1 apo 2 vjet të jetë me karakter kalimtar derisa dalim me qëndrim përfundimtar në shoqëri, nëse rregullativa ligjore nuk është e përshtatur deri në vitin 2023, 2024, në mënyrë hipotetike mund të fillojmë në vitin 2025”, pohoi Vasko Gjurçinovski, shef i shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkolonel.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i pyetur nga Agjencia Mediatike rreth propozimit të Gjurçinovskit, është shprehur se kreu i shtetit ka bërë të mos shqyrtohet mundësia e kthimit në shërbimin e detyrueshëm në Armatë, as në periudhën e kaluar dhe as nuk është e hapur një mundësi e tillë për të ardhmen.

 “Heqja e detyrimit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nga viti 2006 dhe profesionalizimi i plotë i Armatës është një vendim që u mor në kuadër të procesit të transformimit të Armatës, sipas analizave dhe vlerësimeve të burimeve dhe nevojave të vendit, në  koordinim dhe konsultim të plotë me NATO-n”, pohoi Stevo Pendarovski, president dhe komandanti suprem i forcave të armatosura.

Presidenti i shtetit Pendarovski konsiderohen se Maqedonia e Veriut ka Armatë profesionale, sipas nevojave të vendit. Vendim strategjik që do të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhmen, duke përmbushur obligimet si anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s.