Qytetarët të mos presin uljen e mënjëherëshme të cmimeve të shërbimeve që japin kompanitë e vogla sic janë kafenete dhe shitore të vogla, për shkak se duhet kohë për uljen e çmimeve të cilat janë rritur në bazë të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kështu deklaroi këshilltari për energjetikë në Qeveri, Viktor Andov. Andov tha se faturat e para me uljen e çmimit kompanitë do t’i marrin në shkurt.
“Duke pasur parasysh se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga 1 janari dhe ato kompani do t’i marrin faturat e para gjatë muajit shkurt, nevojitet një periudhë mujore. Ne do të ndjekim gjatë asaj periudhe pasi të hyjë në fuqi çmimi i ri. Natyrisht, qeveria ka një mekanizëm monitorues përmes inspektorateve kompetente për të monitoruar çmimet e shërbimeve dhe nëse konstaton se tregtarët nuk ulin çmimet e produkteve të tyre, ekzistojnë mekanizma për të kufizuar çmimet apo marzhet, siç është bërë edhe më parë”, tha Viktor Andov, këshilltar për energjetikë në Qeveri.
