A do të shkarkohet drejtori i Spitalit të Ohrit? Përgjigjet Filipçe për TV21

TË FUNDIT

Në kumtesën që është dërguar në media, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk tregon qartë se a do ta sanksionojë ose jo drejtorin e Spitalit të Ohrit për skandalin e sotëm.

Për këtë e ka pyetur TV21 dhe ai ka deklaruar se do të flasë nesër me drejtorin.

“Nesër do të flasë me drejtorin”, ka deklaruar Filipçe.

Pritet të shihet se nëse shkelja e parë e planit të vaksinimit anti-Covid-19 do të sanksionohet ose jo, dhe me këtë drejtori të shkarkohet nga posti i tij.

Kjo sepse sipas planit, drejtorët janë përgjegjës të dërgojnë listën me emrat e personelit mjekësor që duhet të vaksinohet kundër Covid-19.

Ndërkaq, meqë vaksinat janë me sasi të limituar, plani ishte të vaksinohet personeli mjekësor i spitaleve Covid.

Por në Spitalin e Ohrit sot është vaksinuar edhe sekretari, i cili me profesion është jurist./TV21