A do të rritet çmimi i rrymës elektrike në Maqedoni? KRrE sot pritet të jep informacione

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do ta kumtojë çmimin e rrymës që do të vlejë nga 1 janari.

Tri kompanitë energjetike i dorëzuan kërkesat e tyre në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe nëse pranohen kërkesat e tyre, çmimi i rrymës do të rritej për 3,5 deri 4 për qind, por në shpenzimin përfundimtar do të hyjë edhe rritja e tatimit të vlerës së shtuar prej 5 në 10 për qind.

“Nëse pranohen kërkesat siç janë cekur, çmime mesatar për furnizim të konsumatorëve dhe amvisërive të vogla do të rritej për 3,5 deri 4 për qind, ndërsa rritja e TVSH-së prej 5 në 10 për qind do të ketë ndikim prej 4,72 për qind në shpenzimin përfundimtar”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski të hënën.

SH.A. MEPSO kërkon rritje të çmimit të transmetimit të energjisë elektrike për 29,75 për qind, “EVN Elektrodistribucioni” kërkon uljen e shërbimit për distribuim të energjisë elektrike për 2,8 për qind, ndërsa furnizuesi universal “EVN Houm” kërkon rritje për pesë për qind të çmimit për furnizim me energji elektrike