A do të rriten taksat? Ministri Besimi paralajmëron reformë tatimore për rritje ekonomike

TË FUNDIT

Ministri i Financave Fatmir Besimi, ka shkruar se këtë javë është hapur debat publik për reformën e sistemit tatimor dhe se ka pasur diskutim me përfaqësues të komunitetit të biznesit, grup me shtrirjen dhe spektrin më të gjerë të interesave. Debati do të vazhdojë me të gjithë aktorët social, shprehet Ministri në kolumnën e tij, duke shtuar se koncepti ka për qëllim krijimin e një sistemi tatimor optimal, i cili do të mbështesë rritjen ekonomike, e me këtë edhe standardin e jetesës së qytetarëve. Ministri shton se thelbi i reformës tatimore që ata po planifikojnë bazohet në rritjen e bazës tatimore, pa rritur normat tatimore. Paralajmëron se me shpejtësi do të zbatohet edhe Plani i Veprimit për Shtypjen e Ekonomisë Informale, në drejtim të futjes së sektorit informal në sektorin formal dhe rrjedhimisht rritjes së mëtejshme të bazës tatimore.

error: Content is protected !!