A do të ngrijnë çmimet e frutave dhe perimeve? Çmimi i qepës 111% më shtrenjtë se vitin e kaluar

TË FUNDIT

Deri në fund të javës Qeveria duhet të sjellë vendim për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Për këtë çështje shumica e tregtarëve të tregut të gjelbër nuk deshën të prononcohen para kamerës së TV21, megjithatë thonë se çmimi përfundimtar nuk varet nga ta por nga furnizuesit. Madje për këtë tregtar nëse ulen çmimet me shumicë, kjo do të rezultonte me më shumë punë për të.

-Sa na përket ne, shumë më lehtë është nëse ulen çmimet dhe ngrijnë, sesa në këtë gjendje që jemi tani sepse konsumatorët me këto rroga dhe pensione që kanë nuk mund ta mbajnë peshën e këtyre çmimeve. Edhe ne më shumë do të shesim me çmime më të ulëta.

Nga ana tjetër, bujku Taxhedin Idrizi i cili punon në tregun me shumicë “Kvantashki”, në bisedë telefonike na tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e importit të shtrenjtë, ndërsa thekson se ngrirja e çmimeve do të ndikonte negativisht.

Për shembull lakra edhe disa produkte të tjera janë shumë lirë, ndërsa produktet që i importojmë nga jashtë çmimin e dirigjon ai që e ka mallin, që e prodhon dhe e shet. Kjo nuk varet nga ne d.t.th. është prodhimin që e prodhon tjetër kush dhe jo ne. Vijnë  nga Turqia, Greqia, Egjipti p.sh. qepa”, tha Taxhedin Idrizi, bujk.

TV21 krahasoi çmimet e vitit të kaluar të muajit mars me çmimet që tani sillen në treg të disa perimeve.

 ÇMIMI 2022ÇMIMI 2023RRITJA (%)
QEPA33 den75 den111%
DOMATJA116 den139 den18,8%
PATATJA40 den43 den6,1%
KASTRAVECI121 den135 den11,5%
LAKRA35 den25 den27,5%

Sipas kësaj grafike çmimi i qepës ka rritje për 111% në krahasim me vitin e kaluar të periudhës së njëjtë. Sipas Idrizit i cili thotë se 35 vite merret me kultivimin e qepëve, ky vit është i vetmi që kanë mungesë të qepëve prandaj tregtarët detyrohen ta importojnë. E pikërisht kjo është arsyeja pse sipas tij çmimi i qepës është shumë i lartë. Thotë se nëse Qeveria i ngrin çmimet për tregtaret mbesin dy opsione, ose të punojnë me fitim minimal ose të mos punojnë fare. Por nga Qeveria theksojnë se ka dallim të madh mes çmimit furnizues dhe çmimeve në treg prandaj edhe brenda kësaj jave do të vendoset se si do të ndërhyjnë.