A do të ndërpritet transporti publik në Shkup? Qyteti thotë se “Pucko Petrol” e ka ndërprerë furnizimin me naftë

TË FUNDIT

Furnizimi me naftë për autobusët e NQP “Shkup” është ndërprerë, edhe pse ekziston një kontratë aktive që ndërmarrja ka me “Pucko Petrol”, thonë nga Qyteti i Shkupit, duke shtuar në një njoftim me shkrim se do të iniciojnë përgjegjësi materiale dhe penale që dalin si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes.

Nga “Pucko Petrol” theksojnë se në këtë rast nuk përmendet fare fakti i borxhit të madh që NQP ka ndaj kompanisë së tyre, i cili ka kaluar mbi 10 milionë euro nga fatura të vjetra më shumë se dy vjet./TV21