Jini të durueshëm dhe se së shpejti do të befasoheni, tha kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes se çka ka ndodhur me paralajmërimin për formimin e shumicës së re parlamentare. Para pak kohësh nënkryetari i partisë, Aleksandër Nikollovski tha se u nevojiten edhe 3 deputetë.
“Jini të durueshëm dhe shpresojë se së shpejti do të befasoheni në mënyrë të bukur ose jo. Ose do të ketë konsensus ose do të dëgjohet ajo që dëshiron të thotë opozita ose do të ndodh që në vend të kemi situatë të tillë ose kuptohet, zgjedhje të parakohshme parlamentare ose në fund, opsioni i katër – shumicë e re më stabile parlamentare”, tha Mickovski.
Por para disa ditëve, nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri, në deklaratë në formë të shkruar për TV21 porositi se është e mundshme që parti të tjera tu bashkëngjiten në pushtet.
“Me politikat tona dhe reformat që e çojnë vendin përpara si dhe lëvizjet strategjike të qeverisë drejtë BE-së, më herët edhe me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, ne presim që shumica parlamentare të rritet. Në fakt të kemi përkrahje edhe nga parti të tjera”, deklaroi Mickovski.
Ai këtë e deklaroi me rastin e spekulimeve se është e mundur që Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare. Siç publikoi TV21 para disa ditëve, LSDM zyrtarisht nuk ka dërguar kërkesë, por Skender Rexhepi nga kjo parti tha se është biseduar se Zaev dëshiron që Alternativa të hyjë në Qeveri. Megjithatë kjo nuk do të realizohet nëse oferta nuk vlen edhe për Aleancën për shqiptarët.
“Ne kemi koalicioni me Aleancën dhe ne nesër mund të bëhemi pjesë e pushtetit vetëm me një ofertë që do t’i bëhej e përbashkët Alternativës dhe Aleancës”, tha Zejd-Rexhepi.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë 44 deputet, ndërsa së bashku me opozitaren Aleanca për shqiptarët me 8 dhe Alternativën me 4 deputet dhe 2 deputetët e Të Majtës, gjithsej kanë 58 deputet. Ndërsa për shumicë të re parlamentare u nevojiten pikërisht edhe tre deputet, siç tha edhe Nikollovski.
