A do të ketë pako të 7-të ekonomike? Përgjigjet Bytyqi

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se çdo ditë bisedojnë me odat ekonomike dhe nëse është e nevojshme do të ketë masë tjetër ekonomike, transmeton TV21.

“Biseda do të kemi. Çdo ditë bisedojmë me odat ekonomike dhe nëse është e nevojshme do ta bëjmë një masë të caktuar sepse nuk e dimë sa do të ndikojë kjo lëvizje e kufizuar e qytetarëve. Për fat të keq jemi edhe në periudhën parazgjedhore dhe çdo masë mund të interpretohet ndryshe dhe për atë nuk do të tregoj nëse do të ketë apo jo masë tjetër. Vetëm vërtetoj se bisedohet dhe nëse me të vërtetë është e nevojshme së bashku do të vendosim”.

Video e plotë

Minuta 7:30

Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë një sërë masash për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe qytetarët për ballafaqim me pasojat e korona krizës.