A do të jetë Apasiev pjesë e Qeverisë së re?

TË FUNDIT

Për formimin e Qeverisë së re ende nuk kanë filluar bisedimet, bëri të ditur për TV21, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. Thotë se nuk mund të fillojnë bisedimet për formim të qeverisë para se të votohet mosbesimi i Qeverisë.

TV21: Tani ideja është që të formohet shumica e re. Në tavolin ishte edhe Apasievi i së Majtës, a do të jetë edhe ai pjesë i Qeverisë së re të cilën pretendoni ta krijoni?

“Më mirë të bisedoni drejtpëdrejtë me Levicën. Të gjithë deputetët kanë qenë kundër kësaj Qeverie hibride. Ne ende nuk i kemi filluar bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Kur të nisin bisedimet për Qeverinë e re do të shtrojmë edhe përcaktimet tona programore. Por nuk mund t’i fillojmë bisedimet për formin e Qeverisë përpara se të votohet mosbesimi i Qeverisë, përpara se të marrim mandatin nga Presidenti Pendarovski”, deklaroi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.