Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka folur për çështjen, se a duhet të lejohet organizimi i dasmave në vend.
Ka njoftuar se po shqyrtohet kërkesa, por ndiqet situata epidemiologjike në vend. Ka shtuar se për momentin nuk mund të lejohen dasmat.
Ka treguar se si e ka pyetur një pronar i një restoranit, se a do të ndihej mirë pasi të kishte dalë nga një dasmë ku do të ishin argëtuar 300 persona.
“Ja sot më pyeti një pronar i një restoranti të dasmave, se a do të ndjeja qetësi dhe paqe në shpirt kur do të dilja nga një dasmë në ora 12 të natës, pasi 300 persona janë përqafuar dhe janë argëtuar. Unë nuk do të ndihesha i qetë pas një ngjarje të tillë. Unë do të qëndroj pas asaj, se derisa nuk përmirësohet situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut, nuk duhet të hapen restorantet e dasmave”, tha Hasani, transmeton TV21.
Edhe pse nuk e pranon kërkesën e hotelierëve, sërish e vlerëson të njëjtën si korrekte, pasi siç thotë, e kanë të vetmin biznes nga i cili sigurojnë të hyra financiare.
