Këto ditë kryeministri Zoran Zaev në takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin, duhet të negociojë që kjo parti të hyjë në Qeveri. Ai sot ka pasur bisedë telefonike me Gashin dhe i ka ofruar që të zgjedh kur do të takohen që të bisedojnë rreth mundësisë për të qenë pjesë e shumicës parlamentare. Sinjalet e para i ka dhënë Gashi i cili këto ditë deklaroi se nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Alternativa ka 4 deputetë të cilët do të jenë të mjaftueshëm që të krijohet shumicë stabile. Edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, konfirmoi se po përgatiten negociata për përforcimin e shumicës edhe pse nuk tregoi se me kë po negociohet dhe kur mund të presim rritje të shumicës.
“Kuptohet që po negociohet, pres që të përfundojnë shpejtë dhe me sukses për shkak se na pret shumë punë. Mendoj se qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, ata dëshirojnë ligje cilësore, reforma cilësore dhe rezultate edhe atë me shumicë e cila do në garantojë mbështetje. Qëllimi ynë është që të sigurojmë shumicë cilësore e cila saktë do të dijë për çfarë politikash do të angazhohet”, tha Radmilla Shekerniska – ministre e Mbrojtjes.
Deputeti Kastriot Rexhepi, i cili javën që e lam pas nuk votoi për rrëzimin e kësaj Qeveria, thotë se nuk duhen zgjedhje të shpejta për të cilat insiston opozitarja VMRO-DPMNE, por na duhet shumicë e qëndrueshme.
“Jo zgjedhje të shpejta, jo ngecje e re, jo ndarje të reja, por shumicë e qëndrueshme, rikonstruim i shpejtë i Qeverisë, madje edhe nëse kjo nënkupton shumë punë. Për shumicën, për numrat e shumicës dhe për momentet e tjera, normalisht se menaxheri përgjegjës dhe kryesor është kryeministri ose ai që e ka mandatin. Në këtë rast, z. Zoran Zaev”, tha Kastriot Rexhepi – deputet i Lëvizjes Besa.
Por nga opozitarja VMRO-DPMNE edhe më tej pohojnë se duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme, ndërsa nga kryeministri Zaev kërkojnë që të japë dorëheqje.
“Është koha që Zoran Zaev dhe LSDM-ja të largohen nga skena politike në Republikën e Maqedonisë. Është koha që një herë në jetën e tij, Zoran Zaev ta mbajë fjalën e dhënë dhe të ballafaqohet me realitetin se qytetarët tashmë nuk e duan, të japë dorëheqje dhe të largohet nga funksionet”, shtoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DMNE-ja.
Dje edhe Artan Grubi nga BDI-ja tha se së shpejti shumica do të rritet. Nëse merren vesh Zaev dhe Gashi, shumica do të rritet me 4 deputetët e Alternativës, që mjafton për shumicë të qëndrueshme.
