A DO TA “SHËROJNË” DIBRËN DY MJEKËT, KUSH DO T’I SHPËTOJË PUNËTORËT E NDËRMARRJES KOMUNALE?

TË FUNDIT

Në garën për të parin e Dibrës janë dy mjekë Hekuran Duka nga radhët e BDI-së dhe doktor Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët. Në emisionin e mbërmshëm në Click Plus, të dy kandidatët premtuan për Dibrën dhe Dibranët.

Kandidati i BDI-së doktor Hekuran Duka deklaroi se do të vazhdoj të realizojë projektet që u votuan nga dibranët në vitin 2017 atë kohë kandidat tashmë i ndjerë Ruzhdi Lata. Duka premtoi edhe freskime të reja në shumë projekte, njëri ndër ta është që në shëtitoren e Dibrës që u ndërtuan para 4-5 viteve të bëhen edhe disa parkingje për makina. Duka premtoj edhe mirëmbajtjen e deponisë.

Ndërsa kandidati i Aleancës për Shqiptarët, doktor Arben Agolli, premtoi transparencë për të gjitha shpenzimet e komunës, plan detal urbanistik për pjesën e liqenit të Dibrës, por nuk la pa përmendur edhe problemet të cilët ballafaqohen Dibranët me ujë të pijshëm, gjithashtu Agolli në Click Plus tha se menaxhimin e këtyre problemeve do t’ia lënë NPK “Standard”, por Agolli fokusin më të madh e vendosi tek rruga e Arbërit.

Nga ana tjetër shumë qytetarë mbrëmë kishin parashtruar pyetje të ndryshme për të dy kandidatët që garojnë për Dibrën, por edhe për çështjen e mos pagesës së kontributeve shëndetësore dhe pensioneve të 80 punëtorëve të NPK “Standard”, të cilët nuk janë paguar për 12 vite me radhë.

Të dy kandidatët premtuan zgjidhje të kësaj problematike.

“Tash me pagesën e 51% të borxheve nga programi qeveritarë për ndihmën e komunave ky borxh është lehtësu, do të jemi në gjendje të paguajmë  borxhet dhe marrjen e një krediti, besoj se gjashtë muajt e parë këtë do ta zgjidh”.

E nëse nuk e zgjidhni?

“Nëse këtë nuk e zgjidh  në këtë metodë do të mendoj metodë tjetër por vazhdimisht do të mundohem ta zgjidh”, u shpreh Kandidati për Komunën e Dibrës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka.

“Do të nxjerrim sasi mjetesh nga prodhimi i energjisë elektrike”.

Me këto pare do ta paguani borxhin?

“Pjesërisht”.

Aty duhet investim?

“Turbinën e kemi por nuk është në funksion, duhet të vendoset ne efiçenc por mënyra se si është bërë përllogaritje  se si të punojë me sasin ujin është pak e dëmshme, persona që do ta marrin përsipër do ta vendosin në efiçenc turbinën dhe maksimum dy ose tre viteve do të jemi në gjendje ti paguajmë kontributet për të gjithë puntorët e ndërmarrjes Standard”, theksoi Kandidati për Komunën e Dibrës nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Agolli.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Dibrës do të mbahen më 21 prill të këtij viti së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, për Dibrën garojnë dy kandidatë,  Hekuran Duka nga BDI-ja i përkrahur nga LSDM-ja dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët i përkrahur nga Lëvizja Besa.

Përgatiti: Armend Abazi