A do ta bllokojë ligjin për regjistrim? Përgjigjet Talat Xhaferi në Click Plus

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në “Click Plus” në TV21 duke folur për marrëveshjen e sotme midis kryeministrit Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski iu referua procedurave ligjore për ndryshimin e ligjit për regjistrimin, i cili është planifikuar të fillojë më 1 Prill.

Xhaferi mes tjerash, theksoi se për të ndryshuar ligjin për regjistrim duhet më shumë kohë se sa dy ditë të mbetura deri në fillimin e regjistrimit.