A do rikthehet “Kafeneja Jonë”? Ja çfarë thotë Fatmir Spahiu

TË FUNDIT

Aktori Fatmir Spahiu në RTV21 u pyet për mundësinë e rikthimit të serialit komedi “Kafeneja Jonë”. Spahiu tha se nuk ka mundësi që më ky serial të realizohet në të njëjtën mënyrë pasi mungojnë aktorë, por edhe ata që janë prezent, tashmë janë më të moshuar.

“Ai serial nuk mundet më të jetë i njëjtë sepse nuk është Ademi edhe ne jemi pak më të vjetër, nuk po them më pleq sepse nuk jemi, por unë kisha pasur dëshirë që ndonjëherë të rikthehet një episod ose ndonjë emision festiv”, tha mes tjerash Spahiu.