Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa u shfaq mjaft i mërzitur pas humbjes 1-2 ndaj Dinamos se Zagrebit. Më shumë se rezultati atë e kishte hidhëruar loja e skuadrës.
“Nuk e prisnim një rezultat të tillë dhe mund të them që jam shumë i mërzitur me ekipin. Krahët nuk funksionuan ashtu siç desha unë dhe kjo ndikoi edhe në lojë, ku ne vuajtëm shumë në organizimin e aksioneve” – tha Josa.
Trajneri i korçareve deklaroi se nuk e priste një rezultat tillë.
“Nëse ndeshja do të kishte mbaruar 1-1 do të ishte ndryshe dhe mendoj se ky do ishte rezultati i më i drejtë i sfidës. Goli i dytë na i rrëzoi moralin dhe tashmë do të shkojmë në ndeshjen e kthimit me një mision shumë herë më të vështirë. Në pjesën e dytë patëm një moment kur mund të shënonim dhe golin e dytë, por nuk e arritëm dhe për këtë me vjen keq” – tha ai.
“Ndeshja e kthimit është shumë afër dhe ne do të shkojmë për të bërë lojën tonë edhe në ato 90 minuta të tjera”, – u shpreh trajneri Mirel Josa.
