Njësiti policor në Prizren gjatë një kontrolli në një veturë ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuare narkotikëve të llojit ‘Marihuanë’ me peshë prej 11.95 gramë. Po ashtu, 10 metra më larg janë gjetur edhe 14-49 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit ‘ Marihuanë’.
Kjo ndodhi pas një i dyshuar është larguar nga vetura me një qantë, ndërsa, në veturë ka lënë tre të dyshuar të tjerë, shokë të tij.
I dyshuari me t’u kthyer ka sulmuar zyrtarët policor në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit 10 metra nga automjetiështë gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me 14-49 gr. substance e dyshuar narkotike e llojit ‘ Marihuanë’ të cilën i dyshuari e ka hedhur më herët.
Vetura ‘Mercedes’ pronë e të dyshuarit, si dhe pesë telefona celularë, po ashtu janë konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
