Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot, në kuadër të turneut nëpër Kosovë, do të vizitojë komunat e Prishtinës dhe Graçanicës.
Në ora 11:00, Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërsa në orën 13:00 me atë të Graçanicës, Vladeta Kostic.
Në të dy komunat ministri i Brendshëm do të mbajë takime edhe me këshillat komunalë për Siguri në Bashkësi.
