Zyrtarët në Nepal kanë bërë të ditur se një adoleshent është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kathmandu, pesë ditë pas tërmetit shkatërrues.
Zëdhënësi i policisë, Kamal Sigh Bam, ka thënë se 15 vjeçari është nxjerrë nga rrënojat e hotelit Hilton Guesthouse, transmeton AP.
Djali ka qenë i bllokuar mes dy kateve të shembura të ndërtesës, ka thënë lideri i ekipit të USAID-it, Andrew Olvera.
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal ka arritur në 5,500, ndërsa 11,440 janë plagosur.
