Për një lëkurë të shëndoshë në pranverë

TË FUNDIT

Dihet se lëkura është e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturave, andaj vazhdimisht duhet të bëjmë përpjekje që të kujdesemi që të kemi një lëkurë të pastër dhe të butë.

Rekomandohen ca këshilla për një lëkurë të shëndoshë në stinën e pranverës:

Realizoni një kujdes të plotë të fytyrës

Mund të realizoni një pastrim të thellë fytyre në një institut bukurie, për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe rrezatimin e plotë,por edhe një  pastrim i veçantë dhe një maskë hidratuese e përshtatshme për tipin e lëkurës tuaj do të ndihmon lëkuren nga tharja.

Përdorni krem dite dhe nate

Në mëngjes, pas larjes së fytyrës përdorni një krem hidratues me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Në mbrëmje përdorni një krem nate me përbërës specifik që përkëdhelin lëkurën e acaruar nga mikrobet gjatë gjithë ditës.

Shmangni ndryshimet në temperaturë. Lëkura e përballon me vështirësi kalimin nga i ftohti në të nxehtë.

Për të mbrojtur lëkurën tuaj dhe për të parandaluar plakjen, pastrojeni fytyrën 2 herë në ditë para se ta hidratoni .

Përdorni vitamina

Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë për të kaluar një pranverë në formë të mirë. Si masë paraprake konsumoni së paku deri në 5 perime dhe fruta në ditë

Vlenë të theksohet se pirja e ujit është shumë e rëndësishme për një lëkurë të shëndoshë.