Zjarr në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë

TË FUNDIT

Një zjarr ka kapluar dje, Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, incidenti përfundojë pa pasoja në njerëz.   Policia njofton se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga dy persona të mitur.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku si pasojë janë djegur disa karrige në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës, ndërsa zjarri është lokalizuar nga një dëshmitar i rastit.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit të mitur janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë/ 21MEDIA