Për tre muaj aksidentet në trafik marrin jetën e 16 personave

TË FUNDIT

Për tre muaj, konkretisht që nga janari deri në mars për këtë vit, në Kosovë,  kanë humbur jetën 16 persona si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, krahasuar më po të njëjtën periudhë të një viti të kaluar , ku janë shënuar 25 aksidente fatale, del se këtë vit ka rënie të numrit të aksidenteve të kësaj kategorie.

Njëjtë, për tre mujorin e parë të këtij viti, edhe numri i aksidenteve të cilësuara më lëndime ka rënë, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Derisa, gjatë këtij viti janë shënuar 984 aksidente të cilësuara me lëndime, gjatë po të njëjtës periudhë kohore, një vit më parë, kanë ndodhur 996 aksidente të kësaj kategorie./21MEDIA