Ish-shefi i CIA-s, David Petraeus, është dënuar nga gjykata federale në Karolinën e Veriut, me dy vjet liri me kusht dhe me një gjobë prej 100,000 dollarësh, për keqpërdorim të informacioneve të klasifikuara.
Ky denim vjen dy muaj pasi që gjenerali i pensinuar ka pranuar fajësinë, duke pranuar se i ka dhënë infirmacione oficeres ushtarake, Paula Broadwell, e cila ka shkruar biografinë e tij.
Petraeus, ka shërbyer edhe si komandant i lartë i SHBA-së në Irak dhe Afganistan. Ai ka dhënë dorëheqje nga CIA në vitin 2012, pasi është zbuluar se ai ka pasur aferë me Broadwellin./ 21MEDIA
