Tani Facebook ka krijuar një aplikacion të ri për të modernizuar thirrjet telefonike. ‘Hello’ është një aplikacion vetëm për pajisjet Android, i cili ju lejon të bëni thirrje telefonike nëpërmjet Wi-Fi.
Ky aplikacion përdor Facebook-un për të identifikuar telefonuesit, kështu ju do të kuptoni kush po ju telefonon edhe nëse nuk e keni ruajtur numrin e tij tek lista e kontakteve. Aplikacioni ndalon gjithashtu telefonuesit e padëshirueshëm, dhe ka një veçori të mirë kërkimi që ju ndihmon të gjeni numrat e bizneseve lokale. Nëse do të humbisni ndonjë thirrje, Hello ju ofron mundësinë për t’u përgjigjur nëpërmjet Messenger-it.
Aplikacioni mund të shkarkohet falas tek Google Play Store./ 21MEDIA

