Pas shumë ditësh maratonë filmike në festivalin Tribeca Film Festival, e enjtja ka shënuar natën e fundit të festivalit ku edhe janë ndarë çmimet e shumëpritura.
Filmi bashkëproduksion i Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës, Italisë dhe Gjermanisë, tanimë historia e njohur “Burrneshat” ka marrë shpërblimin “Nora Ephron Prize”, i cili ka vlerën prej 25 mijë eurosh. Juria e veçantë për çmimin ka thënë se filmi prek temën e gjnisë dhe shtypjes në një mënyrë që vetë juria nuk e ka parë më parë.
“Filmi vazhdimisht na befason dhe na bën ti diskutojmë edhe pozicionet tona me anë të një nuancë plot vetbesim e pasion, me minuta filmike që tregojnë respekt për audiencën” shkruan komenti i juries(transmeton kultplus)
Pos filmit kosovar, fituesi absolut i natës ka qenë filmi “Virgin Mountain”, një produksion i Danimarkës dhe Holandës, i cili ka marrë tri çmime dhe filmi danez “Bridgend” me po ashtu tri çmime.
“Burrneshat” është film nën regji të Laura Bispurit ku luajnë edhe aktorët kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Celaj, krahas emrave si Alba Rohrëacher, Lars Eidinger e Emily Ferratello.
