Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka përfunduar planin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Plan ky që u është prezantuar kryeministrave Mustafa e Vuçiq në takimin e fundit në Bruksel
Sipas asaj që kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, heqja e barrikadës-park mbi lumin Ibër do t’i paraprijë edhe një takim mes Prishtinës e Beogradit.
Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë “Plani për rivitalizimin e urës është kryer nga Bashkimi Evropian. Ai vjen si rezultat i vlerësimit të gjendjes teknike në urë, dhe në kuadër të rivitalizimit të urës do të hiqet barrikada e njohur si ‘park i paqes’. Ura do të hapet për lëvizjen e lirë, u shpreh ajo për gazetën “Koha Ditore”. Sipas Tahirit, marrëveshja është arritur në korrik të vitit 2014 pëderisa këtë vit Bashkimi Evropian e ka autorizuar Zyrën e vet në Kosovë që ta bëjë planin./21MEDIA
