Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot katër të akuzuar me gjithsej 26 vjet burg dhe me një gjobë prej 14 mijë euro.
Sipas një njoftimi për media nga kjo Gjykatë të akuzuarit D.B(turk) i shqipton dënim burgimi në kohëzgjatje prej 8 vjet burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, të akuzuarit M.Q, tetë vjet burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, të akuzuarit D.D, i shqipton dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 vjet burg dhe 2 mijë euro, të akuzuarit M.Sh, i shqipton dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 vjet burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro.
Ndryshe të akuzuarit akuzohen se nga muaji janar 2008 deri më 11 maj 2008, në fshatin Zaskok Komuna Ferizaj, si grup organizuar kriminal, kanë kryer krim të rëndë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobi financiare të kundërligjshme, pa autorizim kanë blerë lëndë narkotike nga persona të panjohur, me qëllim shitje, në atë mënyrë që i akuzuari M.Q, njihej edhe me të akuzuarit e tjerë, pas bisedës me telefon me të akuzuarin D.B, ka shkuar në Turqi ku ka qëndruar nga data 9 mars deri me 27 mars 2008 dhe janë interesuar që të sigurojnë lëndën narkotike, pastaj është kthyer në Kosovë që të siguroj parat për blerjen e kësaj lënde narkotike kështu që me datë 16 prill 2008, përsëri ka shkuar në Turqi dhe pasi kanë siguruar lëndën narkotike është kthyer me aeroplan me datë 23 prill 2008, së bashku me të akuzuarin D.B kurse në aeroport i ka pritur i akuzuari tjetër D.D, i cili me veturën e tij i ka sjell në Ferizaj, kurse i akuzuari D.B, është vendosur në motel “Hana Tex”, ku ka qëndruar deri në ditën e arrestimit.
