Ahmeti kërkon kryeministër shqiptar në 18 vjetorin e BDI-së

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e themelimit të partisë, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që në këtë përvjetor të përcaktohet qëllimi i radhës për zgjedhjet që pasojnë, e që është Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!” ka shkruar Ahmeti, duket shtuar se  BDI në çdo përvjetor përcakton synime ambicioze dhe me kohë, që edhe i realizon.

Të nderuar qytetarë, të dashur bashkëmendimtarë, Sot Bashkimi Demokratik për Integrim shënon 18 vjetorin e themelimit…

Gepostet von Ali Ahmeti am Freitag, 5. Juni 2020