Protesta në Londër dhe disa qytete të tjera britanike u zhvilluan mbrëmë në mbështetje të demonstratave në SHBA që shpërtheu pas vdekjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Flojd, i cili vdiq gjatë arrestimit brutal të policisë në Mineapolis. Vetëm në kryeqytetin britanik, mbrëmë u arrestuan 11 protestues.
Policia në Londër kumtoi se arrestimet ishin për shkak të sulmeve ndaj zyrtarëve të policisë ose mbajtjes së armëve dhe se të gjithë ata të arrestuar ishin midis moshës 17 dhe 25 vjeç, transmeton britanikja “San”.

Pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin Trafalgar dhe më pas përmes Uestminster, arritën në Ambasadën e SHBA-së në Londër duke mbajtur banderola ku lexonin “Nuk ka vend për racizëm” dhe “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.
Sipas mediave britanike, protestat ishin kryesisht paqësore, pjesa më e madhe mbanin maska për fytyrën dhe ngritën grushte në protestë.
Përveç Londrës, ka pasur protesta në Mançester dhe Kardif, si dhe në Francë, Gjermani dhe Danimarkë.
