JD Vance nën hetim për naftën e Venezuelës

TË FUNDIT

Një komitet i Senatit amerikan ka nisur një hetim për të verifikuar nëse zëvendpesidenti JD Vance ka ndërhyrë në dhënien e një kontrate fitimprurëse për tregtimin e naftës venezueliane kompanisë gjigante Vitol.

Hetimi vjen pas një investigimi të agjencisë Reuters, sipas të cilit Vance dyshohet se eshtë takuar me drejtuesin e kësaj kompanie, John Addison, pak javë përpara ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe kapjes së presidentit Nicolas Maduro.

Në një letër drejtuar Vance, senatorja demokrate Maggie Hassan shpreh shqetësimin se pozicioni i tij mund të jetë përdorur për të favorizuar një donator të rëndësishëm politik, duke i siguruar mundësi fitimprurëse biznesi.

Ajo I ka kërkuar zyrës së zëvendëspresidentit të dorëzojë deri më 14 dhjetor dokumente dhe komunikime që lidhen me këtë çështje.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, takimi i pretenduar mes Vance dhe Addison është zhvilluar në dhjetor të vitit 2025.

Gjatë bisedës, Vance dyshohet se ka pyetur se sa shpejt mund të shitej nafta venezueliane në rast se Shtetet e Bashkuara merrnin kontrollin e furnizimeve të saj.

Megjithatë, si Vance, ashtu edhe Addison I kanë mohuar pretendimet për takimin.

Edhe zëdhënësi i zëvendëspresidentit ka deklaruar se takimi i pretenduar nuk ka ndodhur.

Çështja merr një tjetër dimension për shkak të lidhjeve financiare të Addison me Vance.

Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, ai kishte kontribuar me 300 mijë dollarë në mbështetje të fushatës së tij për Senatin në vitin 2022.