Çmimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për dy denarë, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i naftës gjithashtu lirohet për 3,5 denarë për litër. Ndërkaq, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2,5 denarë për litër.
Çmimet e derivateve sipas vendimit të KRRE-së:
Benzina BS-95 – 82,0 den/l
Benzina BS-98 – 84,0 den/l
Nafta -88,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 98,0 den/l
