Maqedonia e Veriut në tryezën ndërkombëtare për tranzicionin e gjelbër në Antalia

TË FUNDIT

Në Zonën Blu të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën COP31, që po mbahet në Antalia, më 12 nëntor u zhvillua eventi i posaçëm ndërkombëtar me temë “Rrugët drejt tranzicionit të drejtë energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë”.

Në këtë dialog morën pjesë përfaqësues të lartë qeveritarë dhe ekspertë të politikave klimatike, të cilët diskutuan politikat kombëtare për klimën, aspektet sociale dhe institucionale të tranzicionit të drejtë energjetik, çmimin e karbonit, mekanizmin CBAM, financimin klimatik dhe bashkëpunimin rajonal.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin zëvendësministrja e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike e Turqisë, Fatma Varank, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli Dalipi, si dhe ekspertë të politikave klimatike.

Diskutimin e moderoi Agim Selami, hulumtues vizitor në Mercator–Istanbul Policy Center dhe kryetar i MEF-it.

Gjatë qëndrimit në COP31, Selami zhvilloi edhe takime në margjinat e konferencës me ministrin e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Turqisë dhe presidentin e COP31, Murat Kurum, kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, si dhe zëvendësministren Fatma Varank.

Ai zhvilloi bisedime edhe me drejtues dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, ndërsa ishte i ftuar dhe mori pjesë edhe në darkën ministrore të organizuar nga presidenti i COP31, Murat Kurum.