Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, periudha me diell dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, e cila në disa vende do të tejkalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë në 24 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftojnë se, nën ndikimin e një serie valësh të lagështa, në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut me intensitet të dobët deri mesatar. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës në orët e mëngjesit.
Sipas DPHM-së, sot do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me temperatura dukshëm mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga nesër, për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të shënojnë rënie, veçanërisht në pjesët veriore të vendit.
