“Trikafta” për të gjithë pacientët që plotësojnë kriteret! 126 të sëmurë me fibrozë cistike do të kenë qasje në terapi moderne

TË FUNDIT

Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup ka siguruar terapinë moderne moduluese Trikafta për pacientët me fibrozë cistike që kanë indikacion mjekësor. Sipas njoftimit të drejtorit të Klinikës, duke filluar nga ky vit, gjithsej 126 pacientë, nga mosha dyvjeçare, të cilët i plotësojnë kriteret mjekësore, do të kenë qasje në këtë terapi të avancuar. Sigurimi i Trikaftës paraqet një hap të rëndësishëm në trajtimin e fibrozës cistike në vend.