Aksion i policisë kufitare pranë Qafë Thanës, 40-vjeçari nga Gostivari kapet me një kilogram marihuanë

TË FUNDIT

Një 40-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nga policia në afërsi të pikës kufitare të Qafë Thanës, pasi u kap me lëndë narkotike. Aksioni është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga ekipi mobil “Task Force” i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim”, në bashkëpunim me stacionin policor të Frangovës. Gjatë kontrollit në terren për parandalimin e tregtisë së paligjshme me drogë, personi me iniciale B.B. është kapur në flagrancë me një thes ku kishte rreth një kilogram marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik në Strugë, ndërsa ndaj të dyshuarut do të paraqitet kallëzim penal përkatës.