Provimi i jurisprudencës: Studentët kërkojnë 100% shqip, në të kundërtën paralajmërojnë protesta

TË FUNDIT

Pas mbledhjes së Kuvendit Studentor në Universitetin “Nënë Tereza”, për provimin e jurisprudencës në shqip, kryetari Besar Sejdi deklaroi se provimi garantohet me ligj dhe kushtetutë dhe për këtë arsye kërkojnë që provimi i jurisprudencës të bëhet 100% në gjuhën shqipe dhe jo në përqindje me 84.

“Studentët dëshirojnë ta kthejnë me protesta përsëri, për diçka më konkrete do të bisedojmë së bashku me lëvizjen studentore të shohim se çfarë vendimi do të merret. Përgjigjen do ta jap, unë jam i gatshëm për protestë çdoherë që ministri na refuzon kërkesën tonë për 100% shqip”, deklaroi Besar Sejdi, kryetar i Kuvendit Studentor në UNT.