Policia në Shtip ka identifikuar një 16-vjeçar, i cili është filmuar duke drejtuar motoçikletën në një rrotë të vetme, duke rrezikuar sigurinë në trafik.
“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 18.10.2026, në Shtip, zyrtarët policorë e gjetën dhe zhvilluan bisedë zyrtare me një të mitur 16-vjeçar nga rajoni i Shtipit, në prani të prindit të tij”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, është konstatuar gjithashtu se i mituri e kishte drejtuar motoçikletën pa e fituar të drejtën për drejtim të automjetit.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
