Shkupi rikthen në funksion dy lulishte komunale! Lulet do të ofrohen me çmime më të lira

TË FUNDIT

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se pas vitesh neglizhence dhe rrënimi, do të rikthehen në funksion dy lulishtet të ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërim”.


Bëhet fjalë për luleishten “Roza”, në bulevardin “Ilinden”, përballë fontanës “Lotos”, si dhe lulishten pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Gjorgjievski tha se tashmë kanë nisur aktivitetet për rikonstruksionin e tyre të plotë, me qëllim që këto hapësira të bëhen sërish të rregulluara, të këndshme dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.
Ai theksoi se lulet dhe shërbimet do të ofrohen me çmime sa më të përballueshme dhe të drejta, në mënyrë që gjestet e bukura të jenë të mundshme për të gjithë.