Inflacioni në shtator 2.7%! Pasuritë e paluajtshme shënojnë rritje 10.3%

TË FUNDIT

Enti Shtetëror i Statistikave publikoi llogaritjen e inflacionit të shtatorit, e cila tregon se inflacioni vjetor në muajin e nëntë të këtij viti u përshpejtua me 2.7% krahasuar me vitin 2025, dhe me 0.1% krahasuar me gushtin, kur ishte 2.6%. Kështu që shtatori nuk solli një ndryshim të madh në koston e jetesës së qytetarëve. Shkalla mujore e inflacionit në shtator u ul krahasuar me gushtin, kur ishte 0.4% në bazë mujore, dhe rritja më e lartë e kostove u regjistrua në kategorinë e sportit dhe rekreacionit me 3.1%, e ndjekur menjëherë nga restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 2.5, ndërsa rritja më e vogël u regjistrua në ushqim dhe pije joalkoolike me 0.5%.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE:

-Në shtator 2026, krahasuar me gushtin 2026, një rënie e kostos së jetesës u regjistrua në grupet: Rekreacion, sport dhe kulturë me 3.7%, Transport me 3.4%, Restorante dhe shërbime akomodimi me 0.3% dhe Informacion dhe komunikim me 0.1%. Çmimet në restorante dhe shërbime akomodimi vazhduan të rriten në shtator, kostot e këtyre u rritën me 3.8% në vit, dhe vetëm 0.1% në muaj. Ka shënuar rritje prej 1.3% të çmimit edhe energjia elektrike në gjysmën e parë të këtij viti krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar.”

Në tremujorin e tretë të vitit 2026, sipas Entit të statistikave, u regjistrua edhe një rritje prej 10.3% e çmimeve të pasurive të paluajtshme, të cilat nuk përfshihen në llogaritjet e inflacionit, por kanë një pjesë të rëndësishme në shpenzimet e qytetarëve. Gjatë llogaritjes së tendencave të inflacionit, Enti përdori çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë që qytetarët blejnë për nevojat e tyre bazë. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe raportin që ata përgatitën për Maqedoninë.

“E filluam vitin me një rritje prej 2.6% të BPV-së, dhe më pas u stabilizua në 2.9%, dhe dje doli në 3.2%. Megjithëse jam i bindur se këtë vit rritja e Bruto prodhimit vendor do të jetë midis 3.5% dhe 4%, sepse në gjysmën e parë të vitit deri më tani ka qenë 3.7%, pas 3.1% në tremujorin e parë dhe 4.3% në tremujorin e dytë. Dhe pres që të jemi një vend që do të ketë, nëse jo më të ulëtat, ndër 2-3 normat më të ulëta të inflacionit në rajon dhe në Evropë. Dhe nëse jo më e larta, atëherë ndër pesë normat më të larta të rritjes së produktit të brendshëm bruto në rajon dhe në Evropë”, tha Mickoski.

Raporti i Bankës Botërore dje ka parashikuar rritjen ekonomike prej 3,2% për Maqedoninë për vitin 2027. Kjo sipas tyre shënon rritje për 0,3% krahasuar për vitin 2026 kur ishte paraparë rritje prej 2,9%. Është shënuar ulje e varfërisë, ulje e papunësisë nga investimet e huaja direkte si dhe rritje në bashkëpunimin tregtar. Raporti i Bankës Botërore identifikoi disa rreziqe kryesore për rritjen e mëtejshme ekonomike sikurse varësia e lartë nga energjia e importuar dhe lëndët djegëse, rritjen e shpejtë të borxhit publik, hendekun mes rritjes së pagave dhe produktivitetit, plakjen e popullsisë dhe emigrimin si dhe dobësitë në qeverisje dhe korrupsion.