Përplasja me Jorge Jesus ndez alarmin, Ronaldo mund t’i japë fund aventurës me Portugalinë

TË FUNDIT

E ardhmja e Cristiano Ronaldos me Kombëtaren e Portugalisë është vënë në pikëpyetje pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus.

Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë pasi mësoi se nuk do të ishte titullar në ndeshjen ndaj Danimarkës. Vendimi erdhi pas sfidës me Norvegjinë, ku 41-vjeçari kishte qëndruar në stol.

Situata shkaktoi tension dhe mediat portugeze raportuan se sulmuesi mund të kishte vendosur të mos rikthehej më te Kombëtarja.

Megjithatë, dera për një rikthim nuk është mbyllur.

Trajneri Jorge Jesus ka deklaruar se Ronaldo mund të jetë sërish pjesë e Portugalisë, nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për përfaqësuesen.

“Nëse ai dëshiron dhe luan për Al Nassr, do të jetë në grumbullimin e ardhshëm”, deklaroi Jesus, duke ia lënë vendimin përfundimtar vetë kapitenit portugez.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, ndërsa Bruno Fernandes ka mohuar se në dhomën e zhveshjes ka përçarje për këtë çështje.

Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar se Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund karrierës me Portugalinë.

E ardhmja e CR7 me Kombëtaren mbetet ende e hapur, ndërsa marrëdhënia e tij me Jorge Jesus pritet të jetë një nga faktorët kryesorë në vendimin e ardhshëm të kapitenit portugez.