Ndërmarrja Publike për mirëqenien e kafshëve endacake “Lajka” njofton se gjatë muajit shtator janë kapur 172 qen, prej të cilëve 124 janë kastruar dhe sterilizuar.
Gjatë këtij muaji janë strehuar 44 qen, ndërsa 105 janë kthyer në lokacionet ku janë kapur.
Çdo muaj, ekipet në terren të NP “Lajka” veprojnë sipas denoncimeve të qytetarëve dhe zhvillojnë aktivitete të planifikuara nëpër komunat e Shkupit.
Numri më i madh i qenve është kapur në komunën e Butelit – 39, pasuar nga Kisela Vodë me 29, Aerodromi me 24 dhe Karposhi me 23 qen.
Numri më i vogël i qenve është kapur në territorin e Çairit, por nga kjo komunë nuk ka pasur as denoncime nga qytetarët.
