Trump nënshkroi vendimin për zgjerimin e qasjes në naftë të përjashtuar nga taksat

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjeron qasjen në naftën dizel që nuk i nënshtrohet taksave.

Trump e nënshkroi urdhrin gjatë një tubimi në Nebraska, duke theksuar se me të hiqet kërkesa që kjo lloj nafte të përdoret vetëm për automjetet jashtë rrugës dhe u mundësohet të gjithëve të blejnë të ashtuquajturën naftë të kuqe, pa paguar taksë.

Nafta e kuqe, ose dizeli për automjete jashtë rrugës, është karburant i shënuar me ngjyrë të kuqe, i cili gëzon trajtim të favorshëm tatimor.

Trump pranoi se nuk e di se për çfarë lloj karburanti bëhet fjalë: “Nuk e di çfarë është, por çfarëdo që të jetë, duhet të jetë vërtet e mirë”, u shpreh me shaka para të pranishmëve.

Çmimet e derivateve kanë arritur nivele rekord për shkak të luftës me Iranin, duke ushtruar presion mbi Partinë Republikane vetëm disa javë para zgjedhjeve të mesmandatit.a