Mickoski: Sot pres që të lirohen sërish çmimet e karburanteve, kemi çmimet më të lira në rajon

TË FUNDIT

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që sot të ketë një ulje të re të çmimeve të dizelit dhe benzinës pa plumb, përcjell TV21.

“Sipas asaj që po monitorojmë, pres që sot të ketë një ulje tjetër të çmimit të karburanteve pa plumb dhe të dizelit, dhe ne mbetemi vendi me çmimet më të ulëta për dizelin dhe benzinën pa plumb, si 95 ashtu edhe 98 oktan. Karburanti është rreth 25 deri në 50 centë për litër më i lirë këtu sesa në vendet fqinje”, tha Mickoski.