Zlatan Ibrahimoviç e feston ditëlindjen në stilin e tij, i bën vetes dhuratë Ferrari-n e rrallë

TË FUNDIT

Zlatan Ibrahimoviç e ka festuar 45-vjetorin në mënyrën e tij – me një supermakinë të re.

Ish-sulmuesi suedez i ka bërë vetes dhuratë një Ferrari F80, një prej modeleve më ekskluzive të prodhuesit italian.

Ibrahimoviç ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga momenti kur mori makinën në dorëzim në Maranello.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Ferrari F80 ka 1.200 kuaj fuqi, ndërsa nga 0 në 100 kilometra në orë arrin për vetëm 2.15 sekonda. Shpejtësia maksimale i kalon 350 km/h.

Nga ky model pritet të prodhohen vetëm 799 ekzemplarë, ndërsa çmimi është rreth 3.6 milionë euro, pa përfshirë opsionet shtesë.

Kjo nuk është supermakina e parë Ferrari në garazhin e Ibrahimoviçit. Koleksioni i tij përfshin edhe modele si Ferrari Enzo, LaFerrari, Monza SP2 dhe Daytona SP3.

Një 45-vjetor, një Ferrari i rrallë dhe një dhuratë që mban firmën e Zlatanit.