Pronari i diskotekës “Puls” mbetet në paraburgim! Gjykata caktoi 30 ditë paraburgim për Dejan Jovanovin, në procedurë të re

TË FUNDIT

Gjykata Penale, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë, mori vendim që pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov, t’i caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Propozimi i Prokurorisë kishte të bënte me një procedurë të re, e cila është hapur kundër Jovanovit, i cili dyshohet për dhënie ryshfeti ndaj një personi zyrtar. Jovanov duhej të lirohej nesër nga paraburgimi, pasi i skadonte periudha maksimale prej një viti e paraburgimit, e cila mund të përdoret në një procedurë, dhe e cila i ishte caktuar për zjarrin në diskotekën “Puls”.

Paraburgimin në procedurën e re, Jovanov do ta vuajë në Burgun e Shkupit. Siç informuan nga Gjykata Penale, lidhur me propozimin e mbrojtjes së Jovanovit për heqjen e masës së paraburgimit të caktuar më parë në lëndën “Puls”, me përcaktimin e garancisë në vlerë prej rreth 200.000 eurosh në pasuri të paluajtshme, ajo sot është tërhequr nga ana e mbrojtjes.