Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të opozitës për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit të Inteligjencës Shqiptare. Rama tha në një mesazh nga aeroporti “Nënë Tereza” se emërimi i Hysenit në drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit ishte bërë edhe në bazë të vlerësimeve dhe referencave që, sipas tij, ajo kishte marrë nga partnerët ndërkombëtarë.
“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH është detyrë e shtetit”, u shpreh Rama, duke shtuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është institucioni ku duhet të diskutohen raste kur drejtuesit apo anëtarët e institucioneve të sigurisë bëhen subjekt hetimi.
Rama tha se e kishte vlerësuar punën e Hysenit dhe se ajo fillimisht kishte punuar pranë tij si këshilltare për sigurinë. Sipas kryeministrit, më pas ajo u emërua në krye të SHISH, bazuar në referencat që ai i cilësoi si “të shkëlqyera” nga partnerët ndërkombëtarë.
“Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit i takojnë ekskluzivisht drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH nga çdo pasojë e mundshme është përgjegjësi e shtetit. Në një mesazh nga Rinasi, Rama kërkoi që çështja të trajtohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti.
“Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit është detyrë ekskluzive e drejtësisë, kjo nuk ka diskutim. Mbrojtja e SHISH nga çdo dëm kolateral të mundshëm është detyrë e gjithë shtetit”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se ndarja e pushteteve nuk duhet të nënkuptojë ndarje nga përgjegjësia shtetërore, duke e cilësuar Këshillin e Sigurisë si forum për diskutimin e garancive që duhet të mbrojnë institucionet.
“Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Këshilli i Sigurisë, thirrur njëherësh nga Presidenti, është vendi i duhur për të reflektuar dhe diskutuar mbi garancitë që duhet t’i mbrojnë institucionet tona, kur drejtuesit apo punonjësit rrëshqasin nga binarët dhe bëhen subjekt i një hetimi penal”, deklaroi Rama.
Rama e cilësoi ekstreme masën e marrë nga SPAK ndaj kreu të SHISH.
“Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni të veçantë. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm. ur puna sjell që hetimi të zgjidhet deri te kreu, nuk është problemi i një shteti të pavarur, por i krejt shtetit. I ka lënë pa fjalë partnerët tanë”, tha Rama.
Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi.
