Ambasada e Serbisë në Madrid ka reaguar pas publikimit të videos ku pretendohej se ishte ambasadorja Irena Sharac, ngatërron flamurin holandez me flamurin serb, përcjell TV21. Nga Ambasada bëjnë të ditur se bëhet fjalë për prezantuesen Jelena Dimitrijević.
“Në videon kontestuese nuk është ambasadorja e Republikës së Serbisë në Mbretërinë e Spanjës, Irena Sharac, dhe as ndonjë person që ka lidhje me Ambasadën e Republikës së Serbisë në Madrid, por prezantuesja serbe, znj. Jelena Dimitrijević. Kjo mund të verifikohet shumë lehtë duke parë profilin e saj publik në Instagram, ku edhe është publikuar videoja të cilës i referoheni”, thonë nga Ambasada.
Në lidhje me: Puthje e gabuar? Ambasadorja serbe ngatërron flamurin holandez me flamurin serb
