Diell dhe freski, njihuni me parashikimin e motit

TË FUNDIT

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila vende-vende përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet. Temperatura minimale do të lëvizë nga 4 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër do të mbizotërojë mot stabil me mëngjese të freskëta. Të premten priten reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Më pas vijon një periudhë me mot stabil dhe temperatura më të ulëta të mëngjesit.