Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit izraelit Isaac Herzog, duke i kërkuar që të falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili po gjykohet për korrupsion, raportojnë mediat izraelite.
Në letër, Trump shkruan se “gjyqet kundër Netanyahut janë politike dhe të padrejta”, duke theksuar se respekton pavarësinë e gjyqësorit izraelit. Zyra e presidentit Herzog konfirmoi marrjen e letrës, duke theksuar se çdo kërkesë për falje duhet të paraqitet zyrtarisht.
Netanyahu, i akuzuar për “ryshfet, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës”, po përballet me tri raste të ndara korrupsioni që vazhdojnë prej vitit 2019.
