Plan i ri për bashkëpunimin e ardhshëm

TË FUNDIT

Në samitin e dytë Kinë-Azi Qendrore që do të mbahet në Kazakistan, vendet e këtij rajoni do punojnë për të çelur hapësira të reja bashkëpunimi, në kuadër të nismës ” Një brez, një rrugë “.

Në një konferencë shtypi në kuadër të këtij samiti, zëdhënësi i MPJ të Kinës , Guo Jiakun tha se :Azia Qendrore nuk është vetëm vendi ku u propozua së pari nisma “Një brez, një rrugë”, por gjithashtu një pararojë në bashkëpunimin me cilësi të lartë .

Kina dhe vendet e Azisë Qendrore kanë zbatuar një sërë projektesh për të nxitur zhvillimin e për të përmirësuar jetën e njerëzve, vuri në dukje ai.

Më tej Guo tha se tregtia ndërmjet Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore arriti vjet një rekord prej 674.15 miliardë juanësh (afro 94 miliardë dollarë) në krahasim me vitin 2013.